Kurti: Me BE-në të qartësohet vazhdimi i dialogut me Serbinë

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 13:57 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtuar tryezën “Alternativa e Vetëvendosjes për Dialogun Kosovë – Serbi”, në një diskutim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit diplomatik dhe shoqërisë civile.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, tha se njëra prej temave që ka marrë më së shumti kohë, energji e nerva ka qenë dialogu me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Është thënë se ka dialog me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve. Por asnjëherë nuk e kanë sqaruar se çka është normalizimi. Ne kemi qenë vazhdimisht kritik sepse bëhej fjalë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë sepse termat nuk ishin të saktë, duhet të dihet saktësisht se për çfarë po flasim”.

Kurti ka thënë se shqiptarët dhe serbët nuk ka nevojë për pajtim në Kosovë. Ai ka thënë se propozojnë dialog me serbët e Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje konsideron se çdo ditë që nuk ka dialog me Serbinë është ditë e humbur. Nuk ka nevojë që shqiptarët e Kosovës të pajtohen me serbët, ka nevojë që Serbia të njoh Kosovën. Besojmë që shqiptarët dhe serbët nuk ka nevojë për pajtim në Kosovë por ka nevojë që Serbia të pajtohet me pavarësinë e Kosovës. Ajo çfarë propozojmë ne është dialog me serbët e Kosovës. Pika e dytë është që dialogu i vjetër ka pasur shumë investim e pak kthim. Dy rezultatet kryesore kanë qenë Lista Serbe dhe ‘Zajednica'”, tha ai.

Kurti tha se para se të fillojë dialogu me Serbinë duhet të shtrohen çështje nga institucionet, shoqëria civile dhe media për diskutim me Serbinë.

“Pika e tretë është se kemi nevojë për një dialog me të gjitha institucionet, me shoqerinë civile dhe media se çfarë tema duhet të dialogohen. Nuk duhet të hyjmë në dialog pa krye, kemi nevojë për dialog kombëtar dhe dialog me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë. Nuk guxojmë që normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ta rrëmbej agjendën e shtetit të Kosovës. Për çështjen e shkëmbimit territorial, Serbia deshiron që ne të dëshirojmë shkëmbimin territorial. Kur zyrtarët e lartë kërkojnë shkëmbim territorial, shprehin gatishmërinë për heqje dorë në veriu”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se është bërë një raport ku janë përfshirë disa nga temat që janë diskutuar me Serbinë.

“Nga ky takim kemi shpërndarë një raport që përfshinë disa diskutime për disa çështje që janë biseduar në Kuvend lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ndër temat me të rëndësishme ka qenë asociacioni, tema për drejtësi, tema për të pagjeturit”, tha ai.

Të ngjashme