Kurti me ceremoni shtetërore e merr detyrën si kryeministër nga Avdullah Hoti

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 10:02 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avdullah Hoti, sipas protokollit shtetëror, me ceremoni shtetërore ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Një veprim të tillë nuk e kishte bërë Albin Kurti kur Avdullah Hoti u bë kryeministër.

Kurti, qeveria e të cilit u rrëzua vetëm pas 51 ditësh në pushtet, kishte thënë se nuk mund ta pranonte atë që e kishte shkarkuar vetë.

Albin Kurti kishte shkarkuar Avdullah Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pasi ishte shkarkuar qeveria e tij më 25 mars pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga partia e Isa Mustafës me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.

Të ngjashme