Kurti: Me LDK-në ka mbetur vetëm diskutimi për ndarjen e përgjegjësive

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pretendenti për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës janë kryer deri mbi masën e 80 përqindshit.

Sipas Kurtit ajo se cfarë ka mbetur të diskutohet nga këto dy parti politike është puna e ndarjeve e pozitave për qeverinë e ardhshme.

“Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 përqind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve, pozitave, pra ministrive bashkë me kryetarin e LDK-së, ne natyrisht që edhe do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na i ka përcaktuar dhe përkufizuar një gjë të të tillë”, ka thënë Kurti.

Këto fjalë Kurti i tha në festivalin multikultoror të organizuar nga Organizata Joqeveritare: Zëri i romeve, ashkalinjve dhe egjiptianeve.

Kujtojme se në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para për nga numri i votave, pasuar nga LDK, ku me këtë të fundit janë duke diskutuar edhe mundësinë e formit të qeverisë./Sinjali

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme