Kurti: Me LDK-në kemi harmonizuar 80 për qind të programit

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me 6 tetor qytetarët kanë folur për ndryshimin e madh politik.

“Kanë treguar se kush duhet të udhëheqë. Populli ka përcaktuar shumë gjëra”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se me LDK-në kanë harmonizuar pjesën më të madhe të programit qeverisës dhe se në vijim do të takohen për të folur për ndarjen e pozitave.

“Është kulturë e re e formimit e qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi harmonizuar programin qeveritar që është kryer mbi 80%. Jam shumë i lumtur për këtë. Ka ngelur ndarja e pozitave. Bashkë me Mustafën dhe udhëheqjen e LDK-së do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na e ka përkufizuar një gjë të tillë”.

“Ne duhet të takohemi sa më parë. Por janë edhe 48 që ka Gjykata Supreme për të marrë vendim mbi ankesat ndaj PZAP”.

Takimin trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e quan të nxituar.

“Një lloj vrapi në Novi Sad dhe në Shkup, është gabim në hapa. Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkup zyrtar e Beogradi në fund”.

“Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në luftim të vazhdueshëm me Moskën e Putinit nuk mund të ketë. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa”.

“Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur qeveri të denjë në Kosovë, për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur, e ka qenë e nevojshëm për të gjithë neve. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një qeveri të denjë të Kosovës shumë vjet, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri, e të bashkëpunojmë siç dum të gjithë ne”.

“Unë nuk e kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim me Novi Sad e me Ohër e nesër në Durrës, kur jemi ne prag të formimit të Qeverisë së Kosovës. Nëse kanë pritur shumë vite është dashur të presin edhe pak javë”.

Të ngjashme