Kurti: Me Mustafën do të takohem së shpejti, mbledhja e Kryesisë vazhdon nesër

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 15:12 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes e cila ka filluar rreth orës 13:00, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, tha se mbledhja e Kryesisë do të vazhdojë nesër për shkak të angazhimeve të parapara për sot.

Kurti njoftoi se komunikimet me LDK-në janë duke vazhduar dhe do të takohen kurdo që është e mundur.

“Kemi filluar një mbledhje të kryesisë tash kemi angazhime të tjera. Do ta vazhdojmë nesër paradite të njëjtën mbledhje. Komunikimet janë të vazhdueshme, do të takohemi sa ma shpejt që është e mundur”, ka thënë Kurti para gazetarëve, raporton EO.

Të ngjashme