Kurti: Me qeverinë e VV-së nuk forcohet pushteti, por shteti

Viti | 04 Qer 2017 | 13:46 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në Viti. Kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Albin Kurti ka thënë se 18 vjet nga çlirimi dhe varfëria po rritet, raporton Ekonomia Online.

“Ne nuk duam thjesht fitore të Vetëvendosjes, por e duam për ndryshim të Kosovës. Në Kosovë është bërë me lehtë të jetohet si hajn, sesa si qytetar i ndershëm. Me VV-në në qeverisje për njerëzit e ndershëm jeta do të jetë shumë e thjesht. Ndëshkimi i gjyqtarëve të korruptuar do të mund të ndëshkohen vetëm pas 11 qershorit”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, regjimit aktual siç e quan ai, i ka ardhur fundi.

“Pas 11 qershorit nis prodhimi dhe tregtia del jashtë politikës dhe shkon atje ku e ka vendin në tregun e gjelbër, të veturave ose në tregun e kafshëve”, tha ai

Kurti theksoi se në këto zgjedhje nuk ka as krah të luftës e as te paqes.

“Vitinë e Kosovën nuk mund ta zhvillojnë ata që zhvatën vendin. As Vitia e as Kosova nuk u ka pa hajrin atyre që vendin e panë si karrige për vete. Unë u garantoj që Qeveria e VV nuk do të ndalet para asnjë krimineli. Me qeverinë e VV nuk forcohet pushteti por Shteti”, ka thënë ai.

Kandidati për deputet, Salih Salihu. Ai tha se ndjehet krenar që Vitia është rreshtuar me Vetëvendosjen.

“Jemi të rreshtuar me VV-në që jo vetëm ka guximin për të ndalur të keqen, por edhe dijen dhe vendosmërinë për të sjellë ndryshimin”, tha Salih Salihu, duke shtuar se VV-në është subjekti i vetëm që ka përfaqësuar qytetarët e Vitisë në Republikën e Kosovës.

Në fjalën para vitiasve, ai tha po ashtu se me qeverinë e V-së nuk do të ndodhë që Vitia të izolohet, por do të integrohet me pjesët e tjera.

“Vetëvendosje nuk premton, por ajo zotohet dhe zotimet përmbushen”, theksoi Salihu, i cili bëri thirrje në fund që të votohet numri 35.

Kandidatja për deputete, Donika Kadaj-Bujupi, përmendi bashkimin kundër së keqes, rreth Vetëvendosjes, në rezistencë dhe protesta, në peticion dhe kundërshtim.

“Për shkak se ishim bashkë ne fituam”, u tha qytetarëve të Vitisë, Kadaj-Bujupi.

“Ne u themi sot nga këtu që jeni të humbur, sepse ne jemi bashkë me popullin”, shtoi ajo në tubimin e Vitisë.

Kadaj-Bujupi tha se pushtetet e kaluara premtuan 200 000 vende punë, por në 2 vitet e fundit rreth 200 000 qytetarë u detyruan të largohen nga Kosova.

“Do ta bëjmë Kosovën vendin ku do të kthehen të gjithë ata që ikën nga dhuna që shkaktuan këto pushtetar”, premtoi ajo nga Vitia.

“Ne kemi programin, kemi ekipin, kemi Albini kryeministër, kemi vullnetin dhe guximin, ndaj miq ju ftojmë që në 7 ditët e ardhshme t’i thërrisni të gjithë miqtë që me 11 qershor të jemi bashke me Vetëvendosjen për fitore”, ishte porosia e saj për qytetarët e Vitisë.

Të ngjashme