Kurti me Sveçlën vizitojnë komandantin e KFOR-it, diskutojnë për ndodhinë e fundit në Karaqevë

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kreu i partisë, Albin Kurti, bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Enver Dugollin, kanë realizuar një vizitë në selinë e KFOR-it ku dhe kanë takuar gjeneralin Michele Risi

Në këtë takim ata kanë diskutuar për situatën pandemike në vend si dhe për ndodhinë e fundit në Karaqevë ku forca të ushtrisë serbe ishte parë duke lëvizur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, bashkë me ish ministrin në detyrë të punëve të brendshme dhe anëtarin e kryesisë, z. Xhelal Sveçla, dhe ish zëvendës ministrin e mbrojtjes, z. Enver Dugolli, u pritën në selinë e KFOR-it në Film City nga Komandanti, Gjenerali Risi, dhe ekipi i tij.Gjatë takimit, dy palët diskutuan për gjendjen e rëndë të krijuar në vend për shkak të pandemisë COVID-19 dhe menaxhimin e kësaj krize nga institucionet e Kosovës, si dhe për incidentin e fundit në Karaçevë, e për situatën e përgjithshme të sigurisë. Ata u pajtuan që të mirëmbajnë kontaktet e rregullta dhe të vazhdojnë komunikimin e ndërsjelltë”, thuhet në njoftim

Të ngjashme