I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se nuk do të lodhemi duke përsëritur se ndërmarrjet e vogla e të mesme janë një shtyllë e rëndësishme për punësimin dhe ekonominë e Kosovës.
“Paradite vizituam tregun e shumicës në Prishtinë. Qytetarët, punëtorët, bizneset e vogla e të mesme, shitësit, klientët të gjithë na pritën me entuziazmin e ndryshimit që po afrohet”.
“Nuk do të lodhemi duke përsëritur se ndërmarrjet e vogla e të mesme janë një shtyllë e rëndësishme për punësimin dhe ekonominë e Kosovës”.
“Ne do ta lehtësojmë barrën e tyre tatimore dhe do t’i çlirojmë nga haraçi apo kostot që ua rrit një administratë e korruptuar”, ka thënë Kurti.