Kurti në “Ditën e Dëshmorëve”: Ata janë shkruesit, aktorët dhe publiku i të gjitha akteve të dramave të historisë

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar të rënët për liri me rastin e 5 majit, Ditën e Dëshmorëve, duke thënë se ata janë shkruesit, aktorët dhe publiku i të gjitha akteve të dramave të historisë së kombit shqiptar, njofton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tutje ka shkruar se ‘dëshmorët janë dëshmitarët aktivë të secilit hap të bërë prej paraardhësve, prej nesh dhe prej pasardhësve tanë, në udhëtimin tonë të përbashkët që kurrë nuk përfundon, të quajtur histori’.

Të ngjashme