Kurti në Ferizaj: Me Kosovën e varfër nuk mund të integrohemi në BE

Ferizaj | 03 Qer 2017 | 13:31 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë tubimit të mbajtur në Ferizaj, tha se qeveritë e pas luftës e kanë shtypur këtë qytet me krim e korrupsion, raporton EkonomaiOnline.

“Qytetarët e Ferizajt meritojnë me shumë ngase qeveritë e pasluftës në vend se ta zhvillojnë këtë qytet ato e shtypën me krim dhe korrupsion. Prandaj me 11 qershor duhet të ndodh ky ndryshim për të mirën e popullit” , ka thënë Kurti.

Për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ai tha se me Kosovën e varfër nuk mund të integrohemi askund, por VV është e vetmja mundësi që do e çojë vendin drejt BE-së.

“Një Kosovë e varfër nuk do të integrohet në BE, nuk është e vërtetë që pas anëtarësimit do të përmirësohet gjendja, e vërteta është se nuk mund të anëtarësohemi pa përmirësim të gjendjes. Partitë integrimin evropian e kanë parë ndryshe, sepse politikanët duhet të bëjnë një punë më të vështirë duhet të jenë të pakorruptuar e të pakriminalizuar. Dera drejtë BE e ka nr 35. Vetëvendosje është subjekti i vetëm që dërgon shtetin në Bashkimin Europian. Mos humbni kohë me koalicionet që u ka humbur lëmshi, është dobësi të mos korrigjosh gabimin”, ka thënë Kurti.

“I kemi dëgjuar se si thoshin boll vodhi kjo partia o boll ajo tjetra, ka ardhur koha më i largu nga pushteti, me logjikën e tyre hajnat shkojnë në shtëpi, por kjo nuk është logjik, sepse në vendet demokratike hajnat shkojnë në burg”, tha Kurti.

Kandidati i VV-së për të parin e qeverisë, siguroi qytetarët se nëse VV del fituese, do të kenë të sigurt vendet e tyre të punës, pavarësisht se kë kanë votuar ata.

Topalli: Ne do të bëjmë ushtrinë e Kosovës

Faton Topalli, kandidatë për deputet nga kjo komunë, ka thënë se Ferizaj ka qenë e do të jetë me Lëvizjen Vetëvendosje. Topalli premtoi se VV do të mundësoj formimin e ushtrisë së Kosovës, ngase sipas tij të tjerët nuk kanë guxim e as motiv.

“Këta e çarmatosën ushtrinë çlirimtare, ne do të bëjmë ushtrinë e Kosovës. Sot është koha dhe momenti që të bëjmë ndryshimin, ndryshimi vjen me ne. VV ka qenë e Ferizajt, prandaj 11 qershori do ta dëshmojë këtë”, ka thënë ai.

Kadaj-Bujupi: Me qeverisjen tonë do të ndërtohen 160 çerdhe

Donika Kadaj,  ka prezantuar disa nga prioritet e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk ka rrugë të shkurtër për te e drejta, nuk ka rrugë të shkurtër për te zhvillimit. Por jemi të përcaktuar për të ardhmen”, tha zonja Kadaj.

Kadaj tha po ashtu se me Lëvizjen Vetëvendosje për çdo fëmijë nën moshën 15 vjeç do të ndajmë nga 10 euro çdo muaj, e ato para do të jenë në llogarinë e nënës.

“Ka vetëm një mënyrë se si mund të ndryshohet gjendja që na ka kapluar, me plan vetëvendosës”, tha veç tjerash kandidatja për deputete, Donika Kadaj.

Sejdiu: Drejtësia me Vetëvendosjen është drejtësi për të gjithë

Nënkryetari i Vetëvendosjes dhe i Komunës së Prishtinës e ka filluar fjaën duke përmendur fitoren e komunës së Prishtinës në vitin 2013.

Ai tha se nga ky vit, në Prishtinë është ndalë krimi dhe korrupsioni, ka treg prodhimesh vendore, ka transport publik, ka shtrime të rrugëve, ka dyfishim të numrit të çerdheve publike, shtim të qendrave shëndetësore, raporton EO.

Sejdiu shtoi se 18 vite pas çlirimit, me 11 qershor e kemi një mundësi, dhe këtë mund të realizojmë së bashku. Ai tha se duhet të vendosim a do të vazhdojmë me drejtësi që nuk jep drejtësi, me shëndetësi që nuk shëron ose të zgjedhim të vetmen zgjidhje, Vetëvendosjen.

“Drejtësia me Vetëvendosjen është drejtësi për të gjithë”, tha Sejdiu teksa prezantoi edhe deputetët e zonës.

Të ngjashme