Kurti: Ne jemi të gatshëm për dialog, varet kur na fton Brukseli

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 17:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje të Brukselit për takimin e radhës për dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Kurti u shpreh se janë të përkushtuar për dialog parimor drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.

“Sa i përket takimeve të mundshme në Bruksel, ne jemi të përkushtuar për dialog të balancuar, parimor drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila e ka në qendër njohjen reciproke dhe ne jemi përherë konstruktiv. Varet nga lehtësuesi apo ndërmjetësuesi, Brukseli se kur do të jetë takimi i radhës por gatishmëria jonë nuk do të mungojë asnjëherë”, tha ai.

Ndërkaq për zgjedhjen e kryeprokurorit Kurti theksoi se nuk do të ngutet pasi që kërkohet një prokurori aktive.

“Na nevojitet një prokuror aktive. Për të luftuar krimin e organizuar korrupsionin dhe atë në nivel të lartë”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme