Kurti në Kuvend: S’ka Zajednicë, s’ka gaz lotsjellës

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 14:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka qenë kurrë radikal për nga karakteri, por për nga tema.

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, ai tha se kur Zajednica vinte në Kosovë, në Kuvend kishte gaz lotsjellës.

“Pa numër herë merret ky krahasimi se dikur ke qenë kështu e tash je ashtu, unë s’kam qenë kurrë radikal për nga karakteri, por për nga tema”.

“Arsyeja pse s’ka nevojë të jem radikal nuk është pse jam bërë kryeministër, por se nuk është Zajednica duke u ratifikuar më këtu, ky është dallimi. Zajednica, Asociacioni me shumicë serbe që na bosnjëzonte Kosovën vinte këtu, prandaj vinte gazi lotsjellës, s’ka Zajednicë, s’ka gazë lotsjellës. S’është çështje e karakteri tim, por e temës suaj”, tha Kurti.

Të ngjashme