Kurti në Mitrovicë premton 300 milionë euro për Trepçën

Mitrovicë | 05 Qer 2017 | 13:35 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Mitrovicë tha para mitovicasve se ndihet shmë i lumtur me pritjen në Mitrovicën e minatorëve e punëtorëve, në Mitrovicën e shkencës, kulturës dhe artit.

“Trepça nuk është vetëm krenaria për të kaluarën por edhe shansi ynë i të ardhmes. Nuk mund të flasësh për Mitrovicën pa e menduar zhvillimin e Trepçës dhe nuk mund të flasësh për zhvillimin e Trepçës pa bashkimin e Mitrovicës. Vetëvendosje i ka në plan t’i bëjë të dyja”, tha Kurti para mitrovicasve teksa ka folur për rëndësinë e këtij gjiganti ekonomik.

Ai tutje tha se qeveritë e Kosovës me fyttyra të ndryshme, por drejtim të njëjtë, duke shtuar se asnjëra nuk ka dashur ta zhvillojë Trepçën dhe kanë lejuar kontrabandën në Mitrovicë.

“Sot Mitrovica e ka papunësinë më të lartë në Kosovë, mirëpo me emrin Vetëvendosjes, me numrin 35, hapet mundësia, shansi e drejta që kjo të ndryshojë përgjithmonë. Qeveria e Vetëvendosjes në 4 vitet e qeverisjes do të ndajë 300 milionë euro për Trepçën”, premtoi Kurti në Mitrovicë.

Kurti premtoi rivitalizimin e Trepçës përmes studimeve, zhvillimit të minierave dhe prodhimin e mineraleve të ndryshme që janë aty. E po ashtu tha se ura e Mitrovicës do të hapet dhe qyteti do të bashkohet.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në ditët e gjashtë të fushatë, qytetarëve të Mitrovicës u ka garantuar se partia që ai drejton do të bashkojë qytetin e ndarë.

“Vetëvendosje ka në program bashkimin e Mitrovicës dhe forcimin e sovranitetit. Ky proces do të shoqërohet me dialogun lokal me pakicat serbe, ndalimin përgjithmonë të “Zajednicës”, shuarjen e strukturave paralele dhe reciprocitetin me Serbinë”, tha në këtë tubim Kryetari dhe kandidati për deputet, Visar Ymeri.

Ai tha se ne nuk e kemi luksin për t’i dhënë ende kohë atyre që po negociojnë territorin dhe pasurinë e Kosovës.

Të ngjashme