Kurti: Ne nuk e bllokuam Kuvendin siç bëri legjislatura e kaluar, kandidatura e Konjufcës s’ishte befasi

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 18:07 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij nuk e ka bllokuar Kuvendin ashtu sic ka vepruar legjislatura e kaluar, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi të interesuar për bisedime dhe marrëveshje dhe sot është një ditë shume e mirë për shtetndërtimin  dhe jam i bindur që me ketë hap kemi treguar një qytetërim sepse për dallim nga legjislatura e 6 ne nuk kemi bllokuar Kuvendin dhe besoj që do t’i kalojmë të gjitha pengesat. Ne jemi në kontakt të rregullt dhe me siguri që do të kemi kontakte”, tha Kurti, raporton EO.

Ai tha se kandidatura e Konjufcës nuk ka qenë befasi.

“Me dashamirësinë dhe me interesin e përgjithshëm para çfarëdo interesi tjetër besoj që do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi edhe qeveri të re ashtu siç patëm edhe Kuvend të ri”.

Të ngjashme