Kurti në Obiliq, takohet me kryetarin Gashi

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur sot në një takim Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Ministren në detyrë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi.

Në këtë takim, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njoftoj Kryeministrin Kurti lidhur me situatën aktuale dhe masat që kemi ndërmarrë Komuna e Obiliqit në menaxhimin e kësaj pandemie globale, ku theksoj se për fat të mirë deri me tani Obiliqi nuk ka asnjë rast të dyshuar me Coronavirus dhe se shtabi emergjent lokal i Obiliqit po punon me përkushtim në tejkalimin e kësaj sfide.

Po ashtu, Kryetari Gashi kërkoj që për të gjithë hapat që Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë në vazhdimesi të jenë në kordinim të plotë me komunat, në mënyrë që të arrihen rezultatet e duhura në menaxhim e këtij virusi duke marrë parasysh shpejtësinë e shpërndarjes së tij, po ashtu si Kryetar i AKK-së me kërkesë të kryetarëve të komunave adresoj tek Kryeministri z.Kurti që të rishikoj vazhdimin e procedurave të prokurimit publik dhe të rishikoj mundësin e fillimit të projekteve kapitale, duke përfshirë fillimin e ndërtimeve dhe rrënimin e objekteve.

Në anën tjetër, Kryeministri Kurti falënderoj Kryetarin Gashi për mikpritjen dhe përgëzoj për angazhimin e tij në këtë situatë emergjente duke theksuar se fal punës dhe përkushtimin të shtabit emergjent të Obiliqit janë edhe tregues i gjendjes së qetë dhe stabile në Komunën e Obiliqit si dhe sigurojë Kryetarin Gashi që bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe qendror do të jetë në çdo hap që do ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan se lufta në parandalimin e këtij virusi është e të gjithëve pa dallim, në shenjë mikëpritjeje Kryetari Gashi dhuroj Kryeministrit Kurti një mirënjohje nga Komuna e Obiliqit si dhe bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë të gjitha rekomandimet e nxjerrura nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja.

Të ngjashme