Kurti në Presidencë, do të takohet me Thaçin

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 10:05 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Para takimit Kurti i është drejtuar m e një letër kreut të shtetit duke i treguar se çka do të diskutojnë.

Kurti tha se do të takohet me kreun e shtetit për të folur vetëm për një pikë: kohën më të përshtatshme për shpërndarje të Kuvendit.

Kurti në këtë letër ka theksuar se Kosova më së shumit ka nevojë për një President që respekton Kushtetutën.

Thaçi me pas do të takohet edhe me kreu e LDK-së Isa Mustafa dhe atë të PDK-së, Kadri Veseli.

Takimet e presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike do të mbahen pa prezencën e medieve, për shkak të gjendjes së krijuar pas përhapjes së Coronavirusit, raporton EO.

Zyra për Medie ka njoftuar se pamjet dhe fotografitë gjatë takimit do tu përcillen medieve.

Të ngjashme