Kurti në seancën solemne flet për të arriturat dhe sfidat e Qeverisë së tij

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 12:14 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shfrytëzuar seancën solemne në shënimin e 14-vjetorit të Pavarësisë së shtetit, për të folur për punën e qeverisë së tij. Tha se ka pasur sfida por edhe të arritura, raporton Ekonomia Online.

Ndër sfidat kryesore që i përmendi shefi i ekzekutivit, ishin ato në përballjen me pandeminë dhe krizën energjetike.

Ai foli edhe për të arriturat që konsideroi se pati Qeveria.

“Kriza me pandeminë e energjinë kanë prekur çdo shtet dhe nxorën në pah mungesën e planifikimit tonë afatgjatë e investimeve strategjike. Prandaj duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri tjetrin,. Krizat kanë prekur të gjithë qytetarët. I di kushtet që jetojnë shumica e qytetarëve, i njoh brengat e tyre, shumica jetojnë nga muaji në muaj, e të shumtë jetojnë me dërgesa nga diaspora. Ishte kjo gjendje e qytetarëve dhe humbja ën besimin e drejtësisë, ajo që solli9 ndryshimin e madh një vit më parë”.

Ai ka thënë se populli i Kosovës ka qenë gjithmonë për paqen.

“Përkundër të gjitha luftërave populli ynë nuk u shndërrua në popull pushtues e sundues, populli ynë është populli i rrallë paqedashës që kurrë nuk kemi pushtuar. Andaj nuk është çudi që si shtet i ri, kontribuojmë shumë për paqen dhe demokracinë. Historia e Kosovës do të njeh vuajtjen dhe kontributin e secilit. Në ketë ditë është e përshtatshme të reflektojmë për rrugëtimin tonë, të bëjmë bilancin ku jemi dhe e ardhmja që na pret”, ka thënë ai.

“Falë luftës ndaj korrupsionit e krimit, Kosova është renditur e para dhe u ngrit për 17 vende në luftimin e korrupsionit. Në rrafshin ndërkombëtar kemi thelluar bashkëpunimin me miqtë tanë duke forcuar sigurinë për qytetarët. Vitin që shkoi, Kosova ishte nikoqire me ushtarë. kemi realizuar numër rekord vizitash jashtë e brenda vendit dhe kemi ridenfinuar dialogun në Bruksel si dy shtete të barabarta dhe të përqendruar në njohje. Kemi ndryshuar praktikën e dëmshme që ishte në shkelje të rendit dhe Kushtetutës. Politika jonë është ajo e fqinjësisë së mirë”.

“Në vitin e 14-të po hyjmë me shifra të larta ekonomike, të luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe qeverisjes demokratike. Këtë vit do miratojmë strategjinë e re të energjisë 2022-2030, ku së bashku do zgjidhim problemin e energjisë. Kemi ndarë 40 milionë për prodhuesit vendorë”.

Të ngjashme