Kurti në takim me delegacionin finlandez dhe irlandez: Mund të ndihmojmë për një BE më të mirë

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 10:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionet nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti u shpreh i lumtur për këtë vizitë, në këto kohë të vështira, siç i cilësoi ai.

Tutje ai tha se Kosova ka nevojë të shkëmbejë eksperienca dhe bashkëpunime, dhe se ka ç’të ofrojë për një BE më të mirë.

“Jemi të lumtur që ju kemi në Kosovë, në këto kohë të vështira, kohë të cilat do të na bëjnë edhe më të fortë”.

“Kemi shumë për t’i dhënë njëri-tjetrit, eksperienca, bashkëpunim ekonomik, tregtar, kulturor e kështu më radhë”.

“Ne mund të ndihmojmë për një BE më të mirë, në aspektin e progresit dhe mbrojtjes”, tha Kurti.

E Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen tha se e suportojnë integrimin e Kosovës në BE dhe liberalizimin e vizave.

“Kemi luftë në Evropë. Rusia e ka pushtuar Ukrainën pa mëshirë. Kjo ka qenë një thirrje për të gjithë ne që të luftojmë për demokraci. Ukrainasit po luftojnë për demokraci me jetën e tyre. Prandaj, duhet të jemi të bashkuar dhe jemi shumë mirënjohës që Kosova është në linjë me BE-në sa i përket sanksioneve kundër Rusisë. Ne e suportojmë integrimin e Kosovës në BE dhe liberalizimin e vizave”, tha Tuppurainen.

Ndërsa, Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne shtoi se Irlanda ka qenë një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe e mbështet ne aspiratat evropiane dhe internacionale.

“Irlanda ka qenë një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe ne i mbështesim plotësisht aspiratat tuaja evropiane dhe internacionale. I mbështesim sepse këto aspirata janë të mira jo vetëm për Kosovën, por për Evropën dhe stabilitetin në Evropë”, tha Byrne.

No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme