Kurti në Twitter: Po e humbim shtetësinë me heqjen e reciprocitetit

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar përsëri përmes Twitterit për heqjen e reciprocitetit nga qeveria Hoti.

Kurti ka shkruar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog.

“Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe kjo është dëshmuar me heqjen e taksës prej 100 për qind”, ka shkruar ai.

Tutje, Kurti ka thënë se mohimi i reciprocitetit është mohim i pavarësisë së Kosovës.

“Mohimi i kësaj nënkupton mohim të deklaratës sonë të pavarësisë si shtet sovran, të cilën asnjë lider në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme