Kurti: Në VV nuk jam shef as pronar, e kam vullnetin jo dorën e hekurt

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 12:29 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i ri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në konferëncën e parë për gazetarë u shpreh i bindur se në këtë parti nuk ka ndarje, raporton Ekonomia Online.

Kur u pyet për të dorëhequrit nga partia Kurti tha se zgjedhja për të ecur përpara është pjesëmarrja aktive e të gjithëve, jo dorëheqjet dhe nuk mban inat e nuk do hakmerret ndaj askujt.

“Nuk mund të them se në Vetëvendosje ka ndarje. Ka tërheqje të disa aktivistëve që janë të zëshëm dhe me përgjegjësi të larta zyrtare. Natyrisht që ka mospajtime, por ato nuk paraqesin ndarje. Zgjedhjet u mbajtën një muaj më herët. Kaq ishte koha që i mbetej në këtë post ish-kryetarit, Visar Ymeri, të cilin e falënderoj për punën dhe angazhimin”.

“Pjesëmarrja aktive është zgjidhja për të ecur përpara, jo dorëheqja pasive. Unë nuk mbaj inat, por as nuk e kam dorën e hekurt. Nga mbledhja që kemi pasur, unë isha optimist. Tash është detyrë e dy të ngarkurave, Glauk Konfjucës dhe Shpend Ahmetit që të procedojnë më tutje”.

Ai me tej shtoi se nuk e konsideron veten shef e as pronar në VV dhe se e ka vullnetit e jo dorën e hekurt, duke shtuar se nuk ka dirigjuar askënd të flas në emër të tij, raporton EO.

“Unë e kam vullnetin e hekurt, jo dorën e hekurt. Të gjithë ata që e kanë pritur të dytën, më duhet t’i zhgënjej. Jam për lirinë e shprehjes, por çfarë duhet të jetë kjo shprehje unë jap shembullin tim. Asnjë njeri që ka shkruar në Facebook nuk më ka përfaqësuar mua, por as nuk e kam dirigjuar”.

Kurti po ashtu tha se kishte pasur besim të madh që do të kishte kundërkandidat për të parin e partisë, por shton se “kjo nuk ndodhi për fajin e tij”.

 

 

 

Të ngjashme