Kurti: Nesër në ora 11 e pranoj detyrën e kryeministrit

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 19:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër në ora 11 do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës, raporton Ekonomia Online.

“Sot e përmbyllëm me sukses këtë seance me qenë se ketë e kushtëzonin dy gjera së pari vullneti i popullit  me 6 tetor të vitit të kaluar dhe e dyta e që më pastaj e vazhduam edhe me pakicat jo serbe. Ne kemi përmbushur obligimin kushtetues dhe nuk kemi koalicion me Listën Serbe. Por në qeveri nuk do të ketë LVV-LDK ,aty do të jemi ne shërbim të Republikës në bazë të Kushtetues dhe Ligjit. Nesër në ora 11do ta kemi pranim-dorëzimin në kryeministri dhe pastaj edh ministritë përkatëse”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se ende nuk kanë vendosur për emrat e zëvendësminitrave, teksa u pyet nga gazetarët edhe për emërimin e Agim Veliut në krye të MPB-së.

Ai tha se bahskë me mediet dhe Kuvendin do të monitorojnë punën e ministrave.

“Çfarë ministri do të jene këta 15 do t’i shohim ditëve në vijim dhe këtë do ta bëjmë me mbikëqyrjen time por edhe të juve si media. Unë nuk mund të them që është mënyre e duhur të kthej kohën prapa ai ka qenë rezultati zgjedhor dhe në anën tjetër ky është Ende nuk i kemi vendosur emrat për zëvendësministrave do ta bëjmë shumë shpejt dhe unë sot kam shumë punë për të bërë shumë shpejt do të sjellim edhe projektligjin për buxhetin”, tha ai.

Të ngjashme