Kurti nga Istogu: Ibrahim Rugova i takoi popullit

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë në një tubim në Istog se historia do të tregojë për secilin e për gjithçka, njofton Klan Kosova.

“Historia do të shkruajë për figurat e ekzistencës paqësore, historia do të shkruajë edhe për Ibrahim Rugovën që u lind dhe u rrit afër rreth bjeshkëve të Istogut po që i takoi gjithë popullit”.

“Historia do të shkruajë për luftën e UÇK-së dhe të dëshmorëve pa të cilën nuk mund të fitohej liria, pra historia e një viti do të shkruaj për të gjithë, për të mirat dhe për të këqijat prej gabimeve të pa qëllimshme dhe prej qëllimeve të gabuara”.

“Mirëpo askush nuk mund të përdorë historinë për të mashtruar dhe për të vjedhur, historia jonë duhet të na lartësojë. E jo të varfërojë.  Kot e kanë se populli nuk i nënshtrohet huliganëve populli është burim i sovraniteti që do te flas më 6 tetor”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se qytetarët janë të pakënaqur nga premtimet që nuk kanë përmirësuar gjendjen e tyre.

“Ju tashme e dini se ndryshimi që keni kërkuar shumë e shumë vite nuk vjen duke votuar partitë e njëjta. Ndryshimi nuk vjen nga ata që ju kanë premtuar edhe mashtruar zgjedhje pas zgjedhjeve, viti pas viti.Ndryshimi nuk vjen nga ata që ju kanë vjedhur, mashtruar dhe dëbuar.

“Edhe sa herë ju kanë premtuar se gjërat do të ndryshojnë ju keni besuar se ndoshta kësaj here do të jetë ndryshe, se ndoshta kësaj here kanë mbledhur mend, se ndoshta kësaj here do të punojnë për juve dhe jo për familjet e tyre”.

“Të dielën e 6 tetorit ua tregoni vendin i pensiononi nga politika, e me qeverinë e re do tua bëjmë ligjin për pensionim të parakohshëm”, ka pohuar Kurti.

Të ngjashme