Kurti nga Shkupi: Faktori ndërkombëtar do të duhej të mos i mbyllnin sytë para nxitjes së Serbisë

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe një herë për situatën në veri në një prononcim para mediave në Shkup.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se faktor ndërkombëtar nuk duhet t’i mbyllë sytë përballë nxitjes që po e bën regjimi i Aleksandar Vuçiqit.

“Qytetarët të ruajnë qetësinë, meqenëse individë e grupe kriminale nuk mund të ngadhënjejnë mbi shtetin tonë, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare, faktori ndërkombëtar do të duhej të mos i mbyllnin sytë para nxitjes që bën regjimi autokrat në Serbi ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës që ta luftojnë dhe kundërshtojnë shtetin tonë”, ka thënë Kurti në kuadër të Forumit socio-ekologjik në Shkup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme