Albin Kurti nga Stantërgu paralajmëron shkarkime të reja

Mitrovicë | 20 Shk 2020 | 12:50 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, janë pritur me protesta në minierën e Trepçës në Stantërg, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti para protestuesve tha se ashtu sië veproi me Bordin e Telekomit, do të veprojë edhe me të tjerët

Ndërsa u premtoi se kërkesat e tyre do të merren parasysh.

“Dje shkarkuam bordin e Telekomit dhe do të vazhdojmë edhe me bordet e tjera por që na duhet kohë të veprojnë pasi jemi vetëm në javën e dytë të qeverisjes”, tha ai.

Arsim Musa, nga këshilli organizativ i protestës, kërkoi nga kryeministri Kurti që të shkarkoi edhe Bordin e Trepcës, pasi që sipas tij kanë bërë shkelje në konkursin e fundit, duke punësuar familajrë.

“Kërkoj nga kryeministri Kurti të shkarkoj bordin udhëheqës pasi në konkursin e fundit janë punësuar njerëz me lidhje familjare direkt me këtë bord”, tha ai.

Protesta u shpërnda e qetë dhe Kurti u premtoi se do t’i takojë në zyrën e tij për të analizuar më shumë këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë që këta minatorë po protestojnë, ata edhe ditë më parë kanë kërkuar shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrjeje.

LEXO EDHE:

Të ngjashme