Kurti nominohet për kryeministër, thotë se do të ofrojë drejtësi për të gjithë

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 18:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje në mënyrë unanime ka votuar kandidaturën e Albin Kurtit për Kryeministër.  

Kandidatura u paraqit nga anëtari i Kryesisë Glauk Konjufca, i cili tha fjalë të mëdha për liderin e tij.

“Një ndër shumë i madh për mua që ta paraqes kandidatin për Kryeministër Albin Kurtin. Ai është simboli i VV-së aktivisti ynë më i dalluar që su ndalë kurrë , sepse asnjëherë nuk e lëshon kauzën. Deputet i shkëlqyeshëm dhe i pa lodhshëm”, tha ai.

Ndërsa kryetari i LVV-së, tashmë i dominuari për kryeministër, Albin Kurti tha se vetëm të bashkuar janë të fuqishëm dhe mund ta luftojnë korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar.

“Po jetojnë një moment definues për të ardhmen dhe historinë tonë. Vendi ynë është në krizë qindra e mijëra qytetarë kanë lëshuar vendin në 5 vitet e fundi. Policia prokuroria janë kapur prej një bandë banditësh. Shëndetësinë e kanë kthyer në biznes për tu pasuruar. Borxhi jonë publik po rritet me shpejtësi për shkak të pa përgjegjësisë fiskale. Investime e huaja kurrë s’kanë qenë më të ulëta për shkak të nivelit të ulët të sundimit të ligjit. Prokurimi publik është kthyer ne një sektor ku politikanë pasurohen shpejt duke vjedhë në tenderë. Institucionet publike janë mbushur me familjarë”, tha ai.

Kurti nuk la pa kritikuar edhe presidentin Hashim Thaçi dhe ish-partinë e tij.

“Presidenti i Kosovës dhe Partia e tij të cilën ai e udhëheq e kanë humbur rrugën në oborr duke na sjellë Serbinë brenda. Neve na duhet një e ardhme kur askush nuk vdes ne spital , një e ardhme ku puna zgjat 8 ore , një e ardhme ku punëtori i përfiton të drejtat e tij dhe me qeverisjen e LVV ai do ti ketë ato të drejta. Një e ardhme ku shteti garantoj për cilësinë e ushqimit pa frikën se do të helmohemi”.

“Një e ardhme ku ata që vjedhin doganën , ata qe mashtrojnë me naftë , më në fund të dalin para drejtësisë. Një e ardhme e një mësuesi pensinohet me një dinjitet ku vetëvendosja do tia plotësojë nevojat. Një e ardhme ku arsimi cilësinë e edukimit , që secili që merr një diplomë të ketë mundësi të shkollohet kudo”, tha ai.

Kurti siguroi se me të si kryeministër, do të ketë barazi për të gjithë. “Më 6 tetor të gjithë vendosin të votojmë me zemër të pasur. Kur të fitojë VV të gjitha partitë do të bëhen më të mira sepse rritet standardi për të gjithë. Në këto zgjedhje duhet të ndryshojmë shoqërinë. Me mua kryeministër do të ketë barazi.  Kësaj here nuk do të lejojmë që të vidhet shpresa për ndryshim. Andaj më ndihmoni ta luftojmë krimin e organizuar , korrupsionin dhe nepotizmin. Le të bëhemi bashkë për fitoren e madhe sepse vetëm bashkë është gjithçka e mundur”, përfundoi Kurti.

Pjesa tjetër e mbledhjes se Këshillit Drejtues të VV-se, ku pritet te votohen edhe kandidatet për deputetë u zhvillua pa pranin e mediave.

Të ngjashme