Kurti nuk e di nëse mjekët që erdhën nga Serbia kanë marrë leje ose jo

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur nëse mjekët që erdhen nga Serbia në Kosovë kanë marrë leje.

Ai shkurt është përgjigjur ka thënë se nuk ka informacione për këtë, megjithëse panelistet kanë insistuar për përgjigje.

“Kryeministër ju njiheni si njeri i ditur dhe që keni informata, si ndodh të mos ta keni një informatë të tillë”, është pyetur ai.

Gazetari Fidan Rama i kërkoi Kurtit që të mos u mbajë ligjërata.

“Nëse doni me na mbajtë ligjërata si profesor, atëherë në rregull, ne po ju dëgjojmë”, tha Rama, pas insistimit të Kurtit se “kur mund t’ia nis”.

Të ngjashme