Kurti nuk e fut në agjendë takimin me Thaçin

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka në agjendë takimin me presidentin Hashim Thaçi.

Klan Kosova mbrëmë mësoi se Thaçi kishte planifikuar se sot në mëngjes t’i dërgonte një ftesë me tri termine kryeministrit Kurti: 10:00, 10:00 dhe 12:00.

Përderisa Zyra e Kryeministrit nuk ka qenë e qasshme që të konfirmojë nëse kanë pranuar një ftesë të tillë, kanë dërguar agjendën e Kurtit për sot, por në të cilën nuk parashihet takimi me presidentin.

Po ashtu, as Presidenca nuk ka qenë e qasshme.

Kjo është agjenda e Kurtit:
1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, SH.T. Akira Mizutani.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 12:15

2. Kryeministri Albin Kurti viziton Shoqatën e të Burgosurve Politik.

VENDI: Selia e Shoqatës së të Burgosurve, Prishtinë

KOHA: 13:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme