Kurti nuk e ka problem vizën, bën shopping në Norvegji ​

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 23:18 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është larguar për pak ditë nga Prishtina, teksa qyteti është përballur me një nivel të lartë të ndotjes së ajrit.

Udhëheqësi i VV’së është fotografuar në Norvegji, teksa largohej nga një qendër tregtare.

Kurti shihet në fotografi në shoqërinë e bashkëshortes së tij norvegjeze, me plot qese në duar.

E, teksa Kurti po qëndron në Norvegji, grupi i të dorëhequrve të VV’së mësohet të ketë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit një kërkesë për krijimin e një grupi të ri parlamentar.

Ata nuk e kanë emëruar grupin e tyre, por e duan ndarjen nga grupi i Vetëvendosjes ku ndodhen aktualisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme