Kurti nuk i komenton deklaratat e ambasadorit Grenell për ndëshkimet nga ShBA-ja nëse nuk hiqet taksa

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti  ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz më rastin e 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.  

Por, gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti nuk ka dashur t’i komentojë qëndrimet e ambasadorit amerikan dhe të dërguarit të presidentit të SHBA-së për bisedimet Kosovës –Serbi, Richard Grenell lidhur me ndëshkimet që mund t’ia bëjë ShBA-ja Kosovës për mos heqjen e tarifës 100 % ndaj produkteve serbe.  

Kurti u ka thënë gazetarëve se në Ditën e Epopoesë dhe Ditën e Mësuesit nuk dëshiron të flasë për këtë çështje.

“Sot është epopeja e UCK-së dhe Dita e Mësuesit, … një ditë tjetër  në Prishtinë, flasim edhe për këto gjëra.”. tha ai shkurt.  

Kujtojmë se ambasadori Grenell ka deklaruar se me mosheqjen e taksës janë duke e dëmtuar ekonominë e Kosovës dhe se ShBA-ja nuk do të cojë dëm ndihmat e saja.

“Ne i kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur tarifat edhe pjesshëm janë duke dëmtuar ekonominë e Ksoovës – dhe SHBA’ja nuk do të çojë dëm ndihmat tona nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë”, ka thënë Grenell.

Të ngjashme