Kurti: Nuk jemi të kundërt me LDK-në, por kemi dallime

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti,  ka folur për mundësinë e koalicionit me LDK-në pas zgjedhjeve duke thënë se nuk janë të kundërt me këtë parti, por ka dallime mes tyre, raporton Ekonomia Online.

“ Nuk mendoj që jemi të kundërt me LDK-në, por nuk e mohoj  se kemi dallime. Negociatat nuk do të jenë të lehta, por është e rëndësishme diferenca mes neve dhe atyre duhet të pritet verdikti i qytetarëve”.

Kurti ka thënë se kur ta marrin mandatin do të duhet të fusin duart në baltë pasi e kanë lënë Kosovën në baltë Qeveritë e kaluara.

“Kemi nevojë për një mandat që i fusim duart në baltë pasi Kosovën e kanë lënë në lloç”.

Kurti ka folur edhe për bujqësinë ku ka thënë se në qeverisje do të angazhohen edhe për bujqësi, dhe do angazhohen që në Kosovë të shtohen edhe dy liqene artificiale njërin tha se do të jetë në qytetin e Shtimes.

“Kosova duhet t’i ketë edhe dy liqene të reja artificiale, në komunën e Shtimes që e lidh Ibrin dhe Lepencin, është e domosdoshme pasi bujqit do të përfundojnë duke mbjellur vetëm misër, që nuk ka nevojë për ujë”

Kurti ka folur edhe për aplikacionet nga diaspora derisa është shprehur i bindur që diaspora do ta votoj Vetëvendosjen.

“Shumica do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje”.

Kurti e ka krahasuar diasporën me naftën në Lindjen e Mesme derisa ka thënë se ata e kanë naftën kurse ne diasporën.

“Ne e kemi strukturën e vendeve të lindjes së mesme që janë të pasur me naftë por ne nuk kemi naft por e kemi diasporën” .

Kurti i pyetur për komunitetin LGBT ka thënë se ai është për mbrojtjen e secilës pakicë dhe kjo nuk nënkupton vetëm pakicat kombëtare.

“Unë jam avokues i të drejtave njerëzore, jam që njerëzit të trajtohen të barabartë, të ju jepet mundësia dhe shteti t’i trajton si të barabartë”

Kurti tha se kontrata me Countur Global për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” duhet të rishikohet pasi është shumë e kushtueshme.

Këto komente Kurti i bëri në debatin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja Fol.

Të ngjashme