Kurti: Nuk ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Prishtinë | 18 Qer 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të homologes serbe pasi Ana Bërnabiq mohoi gjenocidin në Kosovë dhe shifrat e të vrarëve e të dhunuarve seksualisht në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se s’ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se marrëveshja nënkupton njohjen reciproke.

“Së pari duhet ta keni parasysh që zyrtarët e lartë të Serbisë rregullisht nëpër forume i mohojnë krimet e kryera në Kosovë. Së dyti është e qartë se tashmë dialogu me Serbinë nuk është i shtrirë në një proces që stërzgjatet ku premtohet njohja pas koncensioneve të Kosovës sic ka ndodhur por dialogu është i shtruar për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër e ka njohjen reciproke. Ka zyrtarë në BE që e thonë më qartë këtë ka të tjerë që kanë rezerva por nuk ka zyrtarë në Bruksel të tillë të cilët nuk e kuptojnë dhe nuk e pranojnë që normalizimi i plotë padyshim që e nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë ai.

Të ngjashme