Kurti nuk merr pjesë në takimin konsultativ me presidentin Thaçi

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk merr pjesë në takimin konsultativ me Presidentin Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur një burim brenda VV-së.

“Kryeministri Kurti nuk merr pjesë në këtë takim, sepse konsiderojmë se ky takim nuk është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë një burim brenda VV-së.

Ndërkohë, partitë tjera e kanë konfirmuar takimin me presidentin Thaçi. I pari që është parë të hyjë ne takim me Thaçin ishte kreu i LDK-së Isa Mustafa.

Të ngjashme