Kurti nuk përgjigjet nëse ka qenë ose jo pjesë e UÇK-së

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet nëse ka qenë ose jo pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kurti nga Prizreni ku po qëndron për vizitë, nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë çështje.

“Sa i përket fushatave zgjedhore, ato do t’i bëjmë pas pushimeve verore, tani jemi për të parë cilësinë e punimeve infrastrukturore”, u shpreh ai.

Ndryshe, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka deklaruar se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasë bashkëluftëtar në UÇK.

Të ngjashme