Kurti: Opozita me qasje populiste si të Le Penit

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 12:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, gjatë gjithë seancës i ka thënë opozitës se është duke e përdorur diskursin e ekstremistes së djathtës franceze, Marie Le Pen.

Kurti politikanen opozitare franceze e ka përmendur teksa ka kundërshtuar Tërheqjen e Trustit Pensional.

“Kjo është retorika e Le Penit, çmimet, shtrenjtimet, pa e shikuar fare strukturën ekonomike, financën publike apo planet zhvillimore”, ka thënë Kurti.

Atij i është kundërpërgjigjur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e cila i tha Kurtit “se ai ka komoditet të merret me filozofi”.

“Unë po merrem me Muratin në Skenderaj, Gencin në Gjilan, Teutën në Prishtinë e jo me Le Penin”, ka thënë Musliu, të enjten.

Por Kurti vazhdimisht ka këmbëngulur se “retorika e opozitës është populiste”. 

Të ngjashme