Kurti-opozitës: Radojçiq ishte pritur në Qeveri, mos më shitni moral

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 11:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vendimi për targa dhe letërnjoftim ka qenë i koordinuar me ndërkombëtarët, raporton Ekonomia Online.

Ai ka hedhur akuza në drejtim të strukturave paralele serbe, për të cilën tha se kanë qenë të përgatitura.

“Me këto vendime do të shndërrojë ndërrimi i tabelave që ishin nga koha e Millsoheviqit. Përveç kësaj e kemi pas vendim që duhet të ketë identifikimit për qytetarët që duhet të hyjnë në Kosovë me identifikim të republikës së Kosovës, i njëjti ishte në Qeverinë e Serbisë për kosovarët. Mbi 2 mijë dokumente i kemi lëshuar këtë kohë. Ne kemi pranuar nga ndërkmblateët ta shtyjmë këtë vendim për shkak të dezinformatës nga ana e Serbisë”.

“Është folur për terrin që do t’u ndodh serbëve në veri, ku arritën që për pak kohë t’i ngritin nëntë barrikada. Ne me punë e angazhim e përmbyllëm mirë. E mbani mend që para një viti që kosovarët kur do duhej të kalonin Serbinë k qenë dashur të paguanin pesë euro e tash nuk i paguajnë më”.

“Mund të ketë edhe tensionim edhe më tutje por ne jemi të vendosur që të shkojmë përpara dhe e kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve. Më datë 1 shtator do të nisë implementimi i këtij vendimi dhe e pamë që më 31 korrik janë në gjendje të bëjnë strukturat paralele serbe”, tha Kurti.

Kurti ka përmendur edhe kohën kur Milan Radojçiq ishte pritur në zyre nga ish-kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, raporton EO.

Madje ai ka thënë se nuk ka nevojë që opozita të shet moral ngase i njeh mirë, raporton EO.

“Kryekrimineli (Radojçiq) që është atje në veri është pritur nga ish-kryeministri në zyre të Qeverisë e tash ai ka fletarrest. Ky është dallim i madh, kështu që Mos më shitni moral se ju njoh mirë”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme