Kurti para qindra simpatizantëve pa maska në Podujevë, kjo fitore është referendum

Podujevë | 29 Nën 2020 | 21:37 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë para simpatizantëve të partisë së tij pas fitores së kandidatit të LVV-së për kryetar, Shpejtim Bulliqi, raporton Ekonomia Online.

Para qindra simpatizantëve pa maska e pa distancë, Kurti ka thënë se sot në Podujevë nuk kishte zgjedhje, por referendum.

“I dashuri kryetari i ri i komunës së Podujevës, Shpejtim Bullqi, të dashur aktivistë të VV-së. Sonte ka fituar Podujeva, ka fituar qytetari i saj, i cili vendosi vet për numrin 12 për Vetëvendosje, për Shpejtim Bulliqi. Nuk ka fituar thjeshtë as LVV-ja, as Shpejtim Bulliqi, por keni fituar ju”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij, i cili u përcoll me brohoritje e fishekzjarre.

Të ngjashme