Kurti paralajmëron protesta të mëdha, PSD-në e quan pseudo-opozitare

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta të mëdha, nëse do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje që prekë territorin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin me pazaret me territor. Le ta dinë nëse vendosin të na sjellin para një akti apo fakti të kryer me një marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet por do të jetë edhe më e madhe, shumë më e madhe”, u shpreh Kurti.

Këto komente, ai i bëri në në mbledhjen e 36-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tutje ka hedhur akuza ndaj krerëve qeveritarë, ku këta të fundit, sipas tij, po punojnë vetëm për të rehatuar vetën dhe militantët e partive të tyre.

Teksa ka folur për shumë probleme të cilat ballafaqohen qytetarët, ai ka përmendur edhe luksin që bëjnë krerët e institucioneve.

Në mesin e luksit ai tha se është blerë edhe një pjesë e opozitës, të cilën e quajti pseudo opozitare.

“Tash po përpiqen ta privatizojnë Telekomin, një ndërmarrje që vazhdimisht del në fitim. Po të mos ishte duke u vjedhur nga partitë në pushtet, e poashtu ajo kontrata me Z-Mobile. Partitë e kanë mbushur me punëtorë përtej nevojës Telekomin e Kosovës,  vetëm për të fituar vota dhe për të rehatuar militantët e tyre. Gjendja ekonomike për secilën familje është shumë e rëndë, teksa këta qeveritarë të korruptuar po jetojnë në luks. E për ta rritur luksin e tyre, me luks e kanë blerë një pjesë të opozitës pseudo opozitare”, tha Kurti, raporton EO.

Sipas Kurtit, Qeveria ka rritur rrogat vetes dhe nuk po merret me problemet që kanë punonjësit e administratës publike, mësimdhënësit dhe mjektët.

Ai thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në krye të Qeverisë, nuk do të ketë pabarazi mes punëtorëve në vend.

“Qeveria ia rrit rrogat vetes që nuk punojnë dhe nuk ia rrit atyre që punojnë. Sigurisht ne nuk duam që mësuesit e mjekës të ndërprejnë punën sepse nxënësit kanë nevojë ëpr shkollim dhe pacientët për shërim. Mirëpo ne e kuptojmë mirë gjendjen e atyre që punojnë në administratë publike e sidomos të mjekëve dhe të mësuesve. Kur Qeverinë ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje ne do të kujdesemi që pabarazia mes tyre dhe qeveritarëve të zvogëlohet shumë”

Kryetari i Vetëvendosjes, tha se në këto kohë, mbizotërojnë bora dhe i ftohti, duke shtuar se në ditë dimri, qytetarët po mbesin pa energji elektrike.

Teksa foli për ngujimin e minatorëve ditë më parë dhe mbetjen pa energji elektrike të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës, ai fajtorë lë qeverisjen aktuale.

“Po e nis me një problem që është shumë i prekshëm, bora dhe i ftohti. Ndërkohë që kushtet atmosferike dhe moti ka qenë i vështirë, gjatë javës që shkoj ka pasur ndërprerje të gjata dhe të shpeshta të energjisë elektrike për ditë me radhë në disa komuna dhe sidomos në Mitrovicë. Për shkak të defekteve në rrjet dhe trafostacion mbetën të bllokuar nën dhe mbi 100 minatorë, e kështu edhe në këtë ftohtë në Komunën e Mitrovicës. Ne duhet të shqetësohemi nga problemet e tona që na shkakton kjo qeverisje”, tha kreu i VV-së.

Në mesin e kritikave ndaj Qeverisë, Kurti vlerësoi lartë punën që bëhet në partinë të cilën e drejton.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje po rritet çdo ditë, ku sipas tij, janë grumbulluar 496 pika gjithsejtë të kësaj partie në Kosovë.

Barazia gjinorë në këtë parti, sipas Kurtit, është një pikë e fortë e Vetëvendosjes.

 “Vetëm një herë kemi pasur rast në vitin 2013 por atëherë nuk ishte konsideruar si ngacmim”, pohoi Kurti.

Të ngjashme