Kurti paralajmëron protesta të tjera, thotë se Lumezi duhet të shkarkohet

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 13:50 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar protestën e  iniciuar nga partia që ai e udhëheqë. Përmes kësaj proteste u kërkua edhe njëherë shkarkimi i kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.

Kurti për Ekonomia Online, tha se protesta ka qenë si shkak i heshtjes së kryeprokurorit Lumezi, pasi që edhe ai iu bashkëngjit kryeministrit atëherë kur sipas Kurtit u përndjek, ish-prokurori Elez Blakaj.

“Kjo ka qenë një protestë e ndërmjetme në kuadër të fushatës sonë kundër PAN Hajnisë, protestat e tjera do vijnë në sheshin Skënderbej kundër PAN Hajnisë, por e kemi konsideruar të domosdoshme që ta bëjmë edhe një te zyra e prokurorit të shtetit për shkak të heshtjes së tij , për shkak se iu bashkëngjit kryeministrit atëherë kur u përndoq Elez Blakaj e kështu me radhë”, tha Kurti.

Ndryshe Kurti u shpreh se këto tubime do vazhdojnë edhe pas protestat së sotme kundër prokurorisë, të cilët sipas Kurtit, janë përgjegjës për mosluftimin e korrupsionit në Kosovë.

“Ne kemi filluar me tubime kundër PAN Hajnisë e ato vazhdojnë edhe pas kësaj proteste, por kjo ka qenë ekskluzivisht kundër prokurorisë e cila është përgjegjëse për mos luftimin e krimit në Kosovë e që është në kundërshtim me detyrën që kanë”, shtoi Kurti për EO.

Të ngjashme