Kurti paralajmëron shumë shpejt protesta dhe mocion mosbesimi për Qeverinë

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 12:39 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se pas dështimeve në procese të mëdha presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj duhet të japin dorëheqje.

Sipas tij, Thaçin dhe Haradinajn i ndan taksa ndaj Serbisë, por i bashkon korrupsioni.

Ai ka kërkuar zgjedhje të reja dhe se për këtë ka njoftuar se do të nis takime me qytetarë në gjitha qytetet për t’u mobilizuar për të rrëzuar Qeverinë aktuale bashkë me presidentin Thaçi, raporton Ekonomia Online.

“Kryeministrin dhe presidentin i ndanë taksa ndaj Serbisë por i bashkon korrupsioni, prandaj këta duhet të shkojë bashkë ne kërkojmë dorëheqjen e presidentin dhe kryeministrit”.

“Korrupsioni e papunësia po rriten kurse investimet rendimenti e arsimi po bie prej ditës së nesërme fillojmë tubimin me qytetarë mundët ‘PANhajnisë’. Me këto tubime shkojmë bashkë drejt protestave qytetare dhe mocionit të mosbesimit në Kuvend”.

Për numrat e mocionit të rrëzimit të qeverisë, Kurti tha se ato do t’i bëjnë, por fillimisht do të bëjnë në qytete me qytetarë, raporton Ekonomia Online.

“PAN qeveria është PAN hajnia që ta ndalin hajninë duhet ta ndalim qeverinë. Ne kemi bashkëpunim me LDK në Kuvend, por edhe jashtë Kuvendit”.

Ndryshe lidhur me idenë e presidentit Thaçi për ndryshimin e Kushtetutës, Kurti tha se ai nuk duhet të merret seriozisht.

“Thoni presidentit Thaçi pasi ju e takoni më shpesh, bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën nuk bëhet me konferenca, prandaj ata njerëz nuk duhet të merren seriozisht”.

Kurti tha se taksa duhet të mbetet, por kjo Qeveri duhet të shkojë.

“Taksa duhet të mbetet, por kjo Qeveri duhet të shkoj. Taksën e vendosën 10 për qind e mandej 100 për qind pa plan e strategji. Sidoqoftë tash që presidenti Vuçiq na kushtëzon kurrsesi nuk bën të hiqet kjo taksë.
Emëroi 23 ministra, mbi 80 zëvendësministra, 5 zëvendëskryeministra, e 35 këshilltarë, pa asnjë bazë të arsyeshme”.

“Ai kërcënoj prokurorin e vetëm Blakaj. I mashtroi qytetarët në Kosovë që do të korrigjonte marrëveshjen e demarkacionit dhe ia fali 8200 hektarë. Nënshkroi kontratën me ‘Countur Globalin’, një marrëveshje e rrezikshme. Ia dha 53 milionë euro kundërligjshëm ‘Bektel&Enkës'”.

“E dërgoi drejtë falimentimit ndërmarrjen e Telekomit dhe nuk e ndërpreu kontratën me ZMobile. E dështuan procesin e realizimit të sigurimeve shëndetësore. Premtuan uljen e papunësisë, por e bën të kundërtën”.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mban konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, April 4, 2019

Të ngjashme