Kurti: Pas 11 qershorit do ta kemi qeverinë e parë progresive

Prizren | 06 Qer 2017 | 19:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër vendi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë shpalosjen e programit të tij qeverisës në tubimin e radhës elektoral në kuadër të fushatës zgjedhore.

Albin Kurti para qytetarëve të Prizrenit, ka dhënë premtime se pas 11 qershorit do të ketë politikanë të dëgjueshëm për qytetarët derisa shtoi se qershori, do të jetë muaji i fitores së Vetëvendosjes.

Tutje Kurti pohoi se me qeverisjen e Vetëvendosjes në mandatin e ardhshëm, asnjë nga politikanët nuk do të pasurohet nga politika.

”Pas 11 qershorit nuk do ketë më qytetarë të dëgjueshëm ndaj politikanëve, por politiaknë të dëgjueshëm ndaj qytetarëve. Qershori është muaji i qershive, qershori do të jetë dhe qershori i fitores së Vetëvendosjes”.

”Jemi në finale dhe po shënohen koshat e fundit në ndeshje. Diferenca po ngushtohet. Të gjithë po zbresin ne po ngritemi. Politikanët e Vetëvendosjes asnjëherë asnjëri nuk do të pasurohen nga politika”.

”Fushatat e dy koalicioneve është fushatë për harresë. Vetëvendosje edhe nuk i harron plagët e popullit por edhe i shëron ato nga e kaluara. Ka politikanë që kanë bërë gabime duhet të pensionohen, e ata që kanë bërë krime duhet të gjykohen”.

”Vetëvendosje është subjekti i progresit. Pas 11 qershorit do ta kemi qeverinë e parë progresive në Kosovën e pasluftës, Republikën e pasluftës. Qeveria e Vetëvendosjes do kujdeset edhe për personat me aftësi të kufizuar. Këta të koalicioneve nuk mund t’i përbushin premimet. Ne mund t’i përmbushin premtimet tona sikurse kemi bërë me Prishtinën. Ne do t’i përmbushim edhe premtimet e tyre, ndonjërin që është i arsyeshëm apo ndonjë që ata e kanë kopjuar tek ne”.

”Ata do të humbin më 11 qershor dhe secilën ditë të lume pas kësaj dite. Më 11 qershor do t’i lodhim koalicionet”.

Të ngjashme