Kurti pas kthimit nga vizita “e gjatë” në ShBA: Qëllimet kryesore të kësaj vizite ishin investimet dhe siguria për Kosovën

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 11:28 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur për synim sjelljen e investimeve në Kosovë. Ai ka thënë se në takimet me kompani të ndryshme i ka njoftuar për progresin në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kurti para gazetarëve ka thënë se në SHBA kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast i kanë njoftuar se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Vizita nuk ka qenë e shkurtë. Dy kanë qenë qëllimet kryesore të kësaj vizite në SHBA. E para është investimet në Kosovë dhe siguria për Kosovën. Shumicën e takimeve i kam pasur me kompani të ndryshme që i kam njoftuar për progresin në Kosovë dhe kam kërkuar kontributin e tyre. Dhe siguria për Kosovën në me problemet që i kemi në Ballkan, pasi Beogradi zyrtar ka lidhja të ngushtë me një shtet që ndodhet në luftë në Ukrainë”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se në SHBA ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës.  

“Kemi biseduar për mundësitë të na ndihmojnë për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe NATO. Dhe kemi diskutuar edhe për synimin e Kosovës të aplikojë për anëtarësim në BE. Është përmendur dialogu Kosovë-Serbi, dhe qëndrimi është i palëkundshëm që Beogradi duhet të ndryshojë dhe dialogu duhet të rezultojë me një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me ç’rast në qendër do të jetë njohja reciproke”, tha Kurti.

Kurti u shpreh se qëndrimin e gjatë në SHBA e ka paralajmëruar me kohë dhe se ka qëndruar edhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Që do të qëndroj gjatë e kam paralajmëruar më kohë përveç atyre që nuk i ndjekin zhvillimet politike. Unë kam qenë Shtëpinë e Bardhë dhe takimi ka qenë me këshilltarin për siguri kombëtare që është pikërisht tak ne funksion siguria për Kosovën. Në ndërhyrjen e NATO-s për ta ndalë gjenocidin në Kosovë kemi pasur presidentin Clinton”, tha Kurti.

Të ngjashme