Kurti pas lehtësimit të masave: Vdekshmëria është më e ulët krahasuar me vendet tjera, s’jemi në gjendje të relaksohemi

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 17:19 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat lehtësuese pas rekomandimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një konferencë për medie se bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Të dhënat e IKSHPK-së kanë filluar gjashtë ditë prej marrjes së masave, ku një rënie është duke u thelluar nga dita në ditë. Efekti i masave fillon të reflektojë rreth një javë pas marrjes së tyre. Qytetarët u janë përgjigjur thirrjes sonë për t’u vaksinuar, ku deri më tani janë administruar mbi 40 mijë doza të vaksinës. Kosova po fillon ta kalojë dukshëm më lehtë këtë variant, ndryshe nga vendet tjera. Spitalizimet janë 16 për qind apo 5 herë më të vogla sesa valëve tjera”, ka thënë Kurti

Tutje ai ka thënë se edhe vdekshmëria në Kosovë është më e ulët krahasuar me vendet tjera për kokë banori.

“Në bazë të rekomandimit, Qeveria sapo ka miratuar propozimin e MSH-së për përditësim të masave. Duhet të theksojmë se nuk jemi në gjendje të relaksohemi në tërësi”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, efekti i masave kufizuese mund të vërehet 1 javë pas vënies së masave. Kurti ka thënë po ashtu se deri tani mbi 40,000 doza të vaksinës janë dhënë.

“Kosova po arrin të kalojë valën e variantit Omicron dukshëm më lehtë se vende tjera të rajonit e botës. Aktualisht është 33 për qind më i vogël sesa piku”, tha Kurti duke shtuar se masat e marra nga Qeveria e Kosovës do të bëjë që Kosova t’i shpëtojë shumë pasojave.

Kurti theksoi se sot në mbledhjen e Qeverisë janë përditësuar masat e reja, megjithatë, ka bërë thirrje të mos ketë shlirim të madh te qytetarët.

Orari i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 00:00 deri në orën 05:00.

Gjithashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina.

Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Do të lejohet hapja e fitneseve.

Hiqet obligimi i mbajtjes së masave në ambiente të hapura, ndërsa mbetet obligative në të mbyllura.

Të ngjashme