Kurti pas takimit me Osmanin: Zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qendrore, kemi kërkuar shtyrjen

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 18:42 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se është për shtyrje të zgjedhjeve. Tutje, Kurti tha se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qendrore, duke u arsyetuar e kërkesën e VV-së për mbajtjen e zgjedhjeve në mesin e pandemisë vitin e kaluar, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se janë për shtyrje të zgjedhjeve por nuk e imponojnë qëndrimin e tyre.

“Shtyrja e zgjedhjeve është që të mos kemi një valë të re, prandaj ne jemi për shtyrje, nuk imponojmë qëndrimin tonë. Jemi të brengosur pasi nuk krahasohen zgjedhjet lokale me nacionale. Nuk votohet një herë por edhe me balatozh, ne mendojmë që është më e mençur që të shtyhen. Është duke u përmirësuar situata por duhet të jemi të kujdesshëm të mos kemi një valë tjetër. Sido që të vendoset ne do ta pranojmë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme