Kurti pas takimit me QUINT-in: Duhet të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 13:45 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti tha se për takimin me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, do ta lëshojnë një deklaratë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se do të përgatis ftesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të shtunën.

Kurti nuk dha asnjë informatë rreth takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

“Porsa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe unë si kryeministër dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla”.

“Të tri institucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund të ju përgjigjemi në pyetjet e juaja.Ndërkaq unë po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00”.

Një takim i tillë ka ardhur pas një komunikate të përbashkët të QUINT-it në të cilën kanë kërkuar që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë bazuar në praktikat e votimit të mëhershme.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar organizimin e referendumit të Serbisë, derisa kanë theksuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme