Kurti pas takimit me Thaçin: Ishte takim konsultativ pa efekte juridike

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 15:29 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Pas këtij takimi ai ka thënë se nga Thaçi iu kërkuara që sa më parë të krijohet Qeveria.

“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, me ftesën e këtij të fundit ishte një takim i shkurtër konsultativ, pa efekte juridike. Në këtë takim disa minutash unë dëgjova presidentin i cili shprehu interesimin për formimin e sa më shpejt për formimin e qeverisë, por gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, por në bazë të kushtetutës ne duhet ta bëjmë këtë shkresë me shkrim. Dhe për këtë kërkesë do ta bëj edhe në kryesinë e VV-së dhe sa më parë t’ia dorëzojmë presidentit në mënyrë që ai sa më parë ta mandatojë kandidatin për kryeministër”, ka deklaruar Kurti pas takimit.

“Në këtë takim disa minutësh, e dëgjova presidentin që shprehu interesimin për formimin sa më të shpejt të Qeverisë. Por, gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, mirëpo në bazë të Kushtetutës kjo duhet të bëhet në një kërkesë me shkrim. Do ta diskutoj këtë në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do ta dërgojmë me shkrim propozimin e Vetëvendosjes”, tha Kurti.

Ai ka folur edhe për ndarjen e posteve ministrore dhe për listën të cilën e ka ofruar LVV.

“Unë besoj që qytetarët nuk duan ta dinë më kush cilat ministri i mori, por emrat e njerëzve profesionistë, të devotshëm e të ndershëm që do të shërbejnë për popullin që i zgjodhi më 6 tetor. Unë dua që sa më parë të takohemi dhe të fillojmë fazën e re të përmbylljes, që ta kurorëzojmë marrëveshjen me koalicion siç e ka dashur edhe populli. Për mua takim do të kishim qysh dje e pardje, kemi komunizmin. Kam pritur dhe kam insistuar për takime e marrëveshje, dëshiroj dhe uroj që kjo të ndodhë”, tha ai.

Kurti ka pohuar para medieve se ka gatishmëri për t’u takuar me drejtuesit e LDK-së për të folur për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Të ngjashme