Kurti pas takimit me Thaçin: Për zgjedhjet mund të diskutojmë, për çështje tjera vetëm me shkrim

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 10:36 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se, ia ka bërë të qartë këtij të fundit se mund të diskutojnë vetëm për datën e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se fillimisht me presidentin kanë diskutuar për masat për parandalimin e Coronavirusit.

Derisa tha se e vetmja mënyra pas mocionit të mosbesimit është shkuarja në zgjedhje.

“Takimi filloj për masat qa ka ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e Covid-19. Përpjekjeve te presidentit që ne të flasim për Qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thotë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja”.

Kurti tha se ka marrë zotim nga Thaçi se do të respektojë Kushtuesen, ligjet në fuqi dhe praktikat e mëparshme për dalje nga kjo situatë.

Përderisa shtoi se është i gatshëm që me kreun e shtetit të diskutojë gjëra e gjatë për mbajtjen e zgjedhjeve, edhe pse thotë se mbajtja e tyre mund të shtyhet për shkak të përhapjes së Coronavirusit.

Kryeministri në detyrë u shpreh potencoi edhe një herë se jashtë temës se zgjedhjeve dhe luftimit të virusit është i gatshëm të diskutojë, por veçse me shkrim, raporton EO.

“Presidenti u zotua që do ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partisë, por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij vitit. E di që ndodhemi në betejën intensive kundër virusit e mbase kjo mund të shtyjë datën e zgjedhjeve, por Kushtetuta e Kosovës nuk ofron alternativa ta tjera”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm kë e citojmë e si e citojmë prej atyre që  tek ne i paraqitni si interpretues të Kushtetutës. Për nenin 82.2 jemi të gatshëm të bisedojmë hapur e gjerë e gjatë me presidentin e Kosovës”.

“Jashtë temës se zgjedhjeve e jashtë temës së luftimit të virusit ne jemi të gatshëm të diskutojmë por veçse me shkrim. Qeveria jonë është Qeveri në detyrë sepse në Kuvend ka pasur mocion të suksesshëm mosbesimi”, tha Kurti.

Pas Kurtit, Thaçi do të takoj kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veseli.

Të ngjashme