Kurti pas takimit për Coronavirusin: Evitoni përqafimet, nëse keni kollitje paraqituni në IKShP

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 14:41 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të takimit të Komisionit të posaçëm për parandalimin e Coronavirusit, kryeministri Albin Kurti, ftoi qytetarët të paraqiten në IKShP nëse kanë simptoma, raporton Ekonomia Online.

Më tej, Kurti theksoi se shteti është i përgatitur për të menaxhuar situatën, duke shtuar se ka rezerva dhe se qytetarët nuk duhet që të bëjnë panik.

“Përgatitjet jemi duke i bërë pandërprerë dhe maksimalisht. Ftoj qytetarët se nëse kanë kollitje, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje të kontaktojnë në numrin e IKShP për të marrë informacione. Evitoni përqafimet, shtrëngimet e duarve”.

“Shteti është për qytetarët jemi në gatishmëri. Pasi janë mbyllur shkollat kjo nuk do të thotë se do të mbyllen marketet. Mallrat do të hyjnë në Kosovë, bëhet fjalë për udhëtarët dhe jo për mallrat”, u shpreh Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se janë duke pritur edhe 15 mostra nga IKShP-ja për rezultate.

Vitia theksoi se kanë marrë rekomandim për mbylljen e kufijve, por ende nuk ka ndonjë vendim, raporton EO.

“Mostrat kanë dalë negative janë edhe 15 mostra dhe po presim rezultatet. Vend për panik nuk ka por mobilizim të shtuar të masave. Derisa kërkoj që të marrin parasysh rekomandimet për mbrojtje”.

“Kam marrë një rekomandim për nga IKSHP që të bëhet mbyllja për një kohë të shkurtër në mënyrë që të shtyhet paraqitja e virusit”, tha ai.

Taksa mbetet në fuqi, nuk ka dakordim VV-LDK

Kurti ndër të tjera foli edhe për taksën ndaj mallrave serbe për të cilën tha se ngelet ende në fuqi dhe se nuk kanë një dakordim me LDK-në.

“Ne kemi takime të rregullta si koalicion qeverisës. Qëllimet i kemi të përbashkëta. Vazhdojmë të besojmë se nëse do të kemi ndonjë qasje për tarifën do të kemi një vendim”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme