Kurti pas vaksinimit: Nuk jam këtu të shfrytëzoj privilegjin, por për t’i inkurajuar qytetarët

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 17:10 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se e bëri këtë veprim për t’i inkurajuar qytetarët që të vaksinohen dhe të heqin dilemat mbi efektet anësore të kësaj vaksine, raporton Ekonomia Online.

“Nuk jam këtu që të shfrytëzoj privilegjin që të vaksinohem i pari, por që të inkurajoj të gjithë që të vaksinohen, meqenëse mbrëmë ka ardhur kontigjenti, do të kemi edhe vaksina të tjera, dhe me shembullin tim dua t’i inkurajo që të vaksinohen dhe të heqin dilemat mbi dobinë e kësaj ndërmarrje, zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë”, tha Kurti.

“Fillojmë më personelin shëndetësor dhe të moshuarit”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Selman Isufi, i cili u vaksinua pas kryeministrit, tha se është një moment shumë i rëndësishëm për të.

“Ky ishte një çast i rëndësishëm, pasi më në fund edhe Kosova e fitoj një armë adekuate, prandaj jam shumë i relaksuar. Unë jam lajmëruar vet”, u shpreh ai.

Kosova të dielen ka pranuar 24 mijë doza vaksina kundër Covid-19 nga AstraZeneca.

Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Të ngjashme