Kurti: Pas zgjedhjes së kushëririt të Thaçit u.d. i drejtorit në KEK, është thelluar krimi i organizuar në Kosovë

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 13:19 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën kanë folur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtari i VV-së, Avni Zogiani.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se mbrëmë me emërimin e kushëririt të presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, Njazi Thaçi si ushtrues i detyrës së drejtorit të KEK-ut tregohet se si shteti i Kosovës është i kapur nga krimi i organizuar, raporton Ekonomia Online.

“Mbrëmë mësuam lajmin e tmerrshëm se kushëriri famëkeq i presidentit, Njazi Thaçi, është emëruar ushtrues detyre i Korporatës Energjitike të Kosovës, KEK-ut. Thaçët dhe PDK-ja kanë ushtruar pushtet në KEK nëpërmjet zotëri Njazi Thaçit, i cili për një kohë të gjatë sa ishte drejtor i prokurimit gati e kollapsuan kompaninë publike”, tha Kurti.

“Për aq sa është zbuluar deri më sot, në kohën kur qeveriste PDK-ja e shef i Prokurimit ishte i sapoemëruari ushtrues detyre në KEK, kompanitë serbe përfituan rreth 400 milionë euro vetëm në vitin 2013”, tha ai.

“Nga mbrëmë mund të themi që është thelluar krimi i organizuar dhe kapja e shtetit të Kosovës në epiqendër të secilës ndodhet pikërisht presidenti aktual”, shtoi Kurti.

“Një pjesë e konsiderueshme e mjeteve, shpenzimeve, kontratave në emër të KEK-ut dhe sektorit të energjisë kanë shkuar për kompanitë serbe të cilat kanë vepruar me praktika shumë të dyshimta dhe nuk është vetëm se e ka thënë raportuesit vendorë, por këtë e ka thënë edhe agjensioni i bashkësisë europiane, i cili blerjet e energjisë i ka vlerësuar si të dyshimta për shkak që këto blerje kryesisht janë bërë nën monopolin e disa personave dhe organizatave, bizneseve të cilat kanë qenë pronë e dy biznesmenëve të njohur serbë që në një kohë të caktuar janë njohur edhe si mafia ballkanike e energjise”, tha Zogiani.

Të ngjashme