Kurti për akuzat e Thaçit: S’mund të na pengojnë insinuatat, qofshin ato edhe presidenciale

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 13:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, kanë vizituat Autoritetin e Aviacionit Civil, raporton Ekonomia Online.

Kurti me këtë rast duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, për akuzat e presidentit Hashim Thaçi se ai dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme janë përgjegjëse për vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve, shtoi se askush nuk mund ta ndal në punën që po bënë.

Kurti tha se ai po punon me të gjitha kapacitetet dhe nuk mund ta pengojë asnjë insinuatë, qofshin edhe ato presidenciale.

“Këtu sot ndodhim te një institucion shumë i rëndë herë të tjera mund të bëjnë komente për pin-pgon politikë, që s’po na ndihmon ta menaxhojmë pandeminë”.

“Kosova është shtet i pavarur, dhe unë punojë me të gjitha kapacitetet dhe nuk mund të na pengojnë insinuatat qofshin edhe ato presidenciale”.

Kur foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kurti tha se ky institucion duhet që të lihet i qetë që të marrë vendime profesionale, raporton EO.

“Unë besoj që duhet ta lëmë që të punojë me qetësi Gjykata Kushtetuese, ekzistojnë praktikat dhe përvojat e deritanishme e kemi Kushtetutën tonë dhe të punojmë në qetësi për vendim profesional e meritorë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme